Rogerti pas “vizitës” në studio: Kundërshtarët e mi më të fortë janë Miri dhe Selin

Rogerti pas “vizitës” në studio: Kundërshtarët e mi më të fortë janë Miri dhe Selin

Pas Prime-it të së martës, ku vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP, Rogerti u rikthye disa minuta më vonë dhe komentoi përvojën e tij në dhomën e rrëfimit. Ai e quajti veten të dobët pas këtij veprimi dhe identifikoi kundërshtarët më të fortë brenda shtëpisë. “Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri...