Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Një petiocion online po zhvillohet në mënyrë që Plisi shqiptar, një simbol mijëvjeçarë i kombit tonë, të hyjë në UNESCO. Mijëra qytetarë po i bëjnë thirrje UNESCO-s që ky artefakt unik të përfshihet në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Ky kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë dhe me mjeshtëri, nuk është thjesht një element veshjeje, por një dëshmi e gjallë e historisë, traditës dhe qëndrueshmërisë tonë kombëtare. Plisi, kapela autoktone, është veshur nga shqiptarët prej shekujsh. Në krahinat e ndryshme ai ka emërtime të ndryshme, si qeleshe, kësulë, qylaf, etj, por pavarësisht emrit, ai është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Në një kohë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetet e veçanta, kjo nismë synon që Plisi të mos mbetet thjesht...
Burimi:
argjiroja.net