Pëson hemorragji cerebrale, hapet GoFundMe për modelen shqiptare
Showbiz E Hënë, 19 Janar 2026 16:49 Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV). Ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar. Dajana do t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike. Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të mbështetur trajtimin e modeles. Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.
Burimi:
kohajone.com