Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz

Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit të edicionit të dytë duket se nuk është pritur mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë pas futjes së tij në shtëpi. Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj rikthimit të këngëtarit në format. Përplasjet verbale u zhvilluan që në orët e para, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë. Pra, në darkën pas Prime-t, nisën menjëherë debatet mes dy banorëve. Pjesë nga debati- Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më...