Përkundër polemikave në shtëpi, Rogerti vazhdon qëndrimin – publiku e do në Big Brother VIP Albania

Përkundër polemikave në shtëpi, Rogerti vazhdon qëndrimin – publiku e do në Big Brother VIP Albania

Pas katër ditësh qëndrimi në dhomën e reflektimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, banori Rogert ka marrë dritën e gjelbër për të vazhduar rrugëtimin e tij në lojë. Vendimi erdhi pas një jave të mbushur me tension dhe pritje, ku fati i tij iu la në dorë publikut. Gjatë kësaj periudhe, produksioni hapi një televotim, përmes të cilit shikuesit patën mundësinë të shprehnin mendimin e tyre me “PO” ose “JO” për vazhdimin e qëndrimit të Rogertit në shtëpi. Rezultati i këtij televotimi u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës. Ishte prezantuesi Ledion Liço ai që konfirmoi zyrtarisht se publiku kishte votuar në favor të Rogertit, duke i dhënë kështu mundësinë të rikthehet mes banorëve dhe të vazhdojë lojën në Big Brother...