Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Pas ndarjes nga jeta të Brigitte Bardot, dilema e trashëgimisë dhe pasurisë së saj, raportet me djalin dhe testamenti
Me ndarjen nga jeta të Brigitte Bardot, vëmendja është përqendruar te çështja delikate e trashëgimisë së ikonës së kinemasë franceze. Sipas faqes së specializuar Celebrity Net Worth, pasuria e saj vlerësohej rreth 65 milionë dollarë, ku pjesën më të rëndësishme e zinte rezidenca e famshme “La Madrague” në Saint-Tropez. Megjithatë, biografi i saj, Yves Bigot, ka sqaruar më herët se aktorja kishte ruajtur shumë pak pasuri personale, pasi u tërhoq nga kinemaja më shumë se pesë dekada më parë. Sipas tij, Bardot refuzoi pothuajse çdo ofertë apo kontratë që iu propozua ndër vite, duke pranuar vetëm dy bashkëpunime të rëndësishme: një me markën e çantave Lancel dhe një tjetër me një markë veshjesh online. Bigot thekson se pjesa më e madhe e të ardhurave të...