Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të parë Labi!
Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e së premtes, pas një televotimi tepër të ngushtë nga publiku. Artisti ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpi, votim që erdhi si rezultat i diskutimeve dhe komenteve rreth sjelljeve të tij gjatë rrugëtimit në lojë. Gara e fortë dhe diferenca e vogël në vota e bënë eliminimin e tij një nga momentet më të komentuar të këtij sezoni. Menjëherë pas daljes, Rexha zgjodhi të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një mesazh reflektues dhe falënderues. Krahas një fotografie, ai shkroi se ky rrugëtim ishte i mbushur me emocione, momente të...
Burimi:
argjiroja.net