Paris Hilton për kasetën seksuale të publikuar: Njerëzit e quajtën skandal, por ishte abuzim
Paris Hilton ka folur hapur për kasetën seksuale të vitit 2004, e cila u publikua pa pëlqimin e saj, duke theksuar se ajo që për publikun u etiketua si “skandal”, për të ishte abuzim i pastër. Të enjten, më 22 janar, Hilton mbajti një fjalim në Capitol Hill, e shoqëruar nga kongresmenet Alexandria Ocasio-Cortez dhe Laurel Lee, në mbështetje të Aktit DEFIANCE, një projektligj i miratuar nga Senati javën e kaluar. Ky ligj synon t’u japë viktimave të përmbajtjes seksuale të krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që e krijojnë, shpërndajnë apo e kërkojnë këtë përmbajtje. Gjatë fjalimit të saj, Paris Hilton rikujtoi një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së saj. “Kur isha 19...
Burimi:
argjiroja.net