Nuk kishin paguar qeranë, Denise Richards dhe Aaron Phypers dëbohen nga shtëpia

Nuk kishin paguar qeranë, Denise Richards dhe Aaron Phypers dëbohen nga shtëpia

Aktorja e njohur amerikane Denise Richards dhe ish-bashkëshorti i saj, Aaron Phypers, janë urdhëruar nga një gjykatë në Kaliforni të lirojnë shtëpinë e tyre me qira në Calabasas, pasi nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj pronarit të banesës. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga *Page Six*, një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Los Angeles-it miratoi të premten kërkesën e pronarit për dëbimin e çiftit. Në padi thuhet se Richards dhe Phypers i detyrohen rreth 84 mijë dollarë qira të papaguar. Përveç kësaj, pronari ka kërkuar edhe mbulimin e shpenzimeve të avokatëve, si dhe kompensim për dëmet e mundshme të shkaktuara në pronë. Richards, 54 vjeçe, dhe Phypers, 53 vjeç, kishin nënshkruar kontratën e qirasë në qershor të vitit 2020, duke paguar një depozitë sigurie...