Njihuni me tre opinionistët e “Ferma VIP 3”
Showbiz E Hënë, 23 Mars 2026 11:32 “Ferma VIP 3” ka bërë publik emrat e opinionistëve për sezonin e tretë të formatit. Armina Mevlani, Einxhel Shkira dhe Ermal Mamaqi, do të jenë pjesë e panelit që do të komentojë ngjarjet dhe dinamikat e programit. Armina Mevlani, ka qenë e pranishme në këtë rol edhe në sezonet e mëparshme, ndërsa Ermal Mamaqi i bashkohet për herë të parë këtij formati. Ndërkohë, Einxhel Shkira, rikthehet në ekran në rolin e opinionistes. Sezoni i ri do të drejtohet nga Arbana Osmani, e cila rikthehet në ekran si moderatore e programit. Ky angazhim shënon një projekt të ri për të, në një format konkurrues me “Big Brother VIP”, të cilin e ka moderuar më parë. Në produksionin e këtij...
Burimi:
kohajone.com