Ndodh puthja e parë zyrtare e këtij sezoni të “BBVA”
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është shënuar momenti i parë romantik i këtij sezoni, duke ndezur menjëherë reagimet e publikut dhe rrjeteve sociale. Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, një veprim që ka konfirmuar se mes tyre tashmë ka diçka më shumë se miqësi. Ngjarja ndodhi në një moment intim mes dyshes, ku fillimisht u panë të afërt dhe të përqafuar, për të kaluar më pas në puthje, duke thyer kufijtë e raportit shoqëror që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment u konsiderua nga ndjekësit si puthja e parë zyrtare e sezonit. Ina dhe Keijsi janë fytyra të njohura për publikun shqiptar, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen” në Top Channel....
Burimi:
argjiroja.net