Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shemi i grupit ”Ilirët”

Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shemi i grupit ”Ilirët”

Showbiz E Hënë, 22 Dhjetor 2025 17:41 Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri. Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”. Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.