Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, dedikimi prekës i bashkëshortes: Sa do doja të kisha edhe biletën tënde në dorë
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka prekur ndjekësit me një postim në rrjetet sociale. Përmes një publikimi në Instagram, Selvije Jao ka ndarë një moment personal, duke treguar një biletë udhëtimi drejt Italisë, aty ku ajo po qëndron për kurimin e djalit.Lexo edhe :Related Posts Në dedikimin e saj, ajo shpreh mungesën e thellë për bashkëshortin e ndjerë, duke shkruar se do të donte më shumë se gjithçka të kishte në dorë edhe biletën e tij. “Sa do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan ajo. Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej me partneren, Selvije Jaon, dhe djalin e tyre. Dyshohet se këngëtari ka pësuar arrest kardiak. /vizionplus.tv