Ndahet nga jeta aktorja franceze Brigitte Bardot

Ndahet nga jeta aktorja franceze Brigitte Bardot

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e bukur e shekullit XX, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ajo u shndërrua në simbolin ndërkombëtar të sensualitetit gjatë viteve 1950 dhe 1960, përpara se të largohej nga industria e filmit dhe t’i përkushtohej aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, si angazhimeve politike që shpesh shkaktoi polemika. Bardot arriti famën botërore me filmin And God Created Woman (1956), shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Roger Vadim. Roli i saj si një vajzë e lirë dhe rebele në Saint-Tropez theu tabu dhe e vendosi atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke e kthyer në ikonë të kulturës pop dhe në një nga yjet më...