Burimi:
argjiroja.net

Foto © argjiroja.net
Mungesa e higjenës! -2 mij euro nga çmimi i madh për banorët e “BBVK”
Higjiena në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka qenë prej kohësh një nga temat më të diskutuara, jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjetet sociale. Ndjekësit e formatit kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tyre për mungesën e kujdesit ndaj hapësirave të përbashkëta, duke kritikuar pamjet e çrregullta, dyshemetë e papastra dhe mbeturinat që shpesh janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë luksoze. Pas disa paralajmërimeve të njëpasnjëshme që duket se nuk u morën seriozisht, Vëllai i Madh ka vendosur të ndërhyjë me masa konkrete. Gjatë mbrëmjes së djeshme, alarmi i shtëpisë u aktivizua dhe banorët u informuan për një vendim të rëndësishëm: çmimi i madh prej 173,000 eurosh është ulur me 2,000 euro, duke shkuar aktualisht në 171,000 euro. Sipas njoftimit zyrtar, ky...







