Mimoza zbulon sekretin e gjumit: Flej vetëm, e shumta vetëm macja ka akses tek unë

Mimoza zbulon sekretin e gjumit: Flej vetëm, e shumta vetëm macja ka akses tek unë

Gjatë një bisede të fundit, Sara dhe Mimoza ndanë mendimet e tyre mbi mënyrën se si flenë dhe si e përjetojnë gjumin. Sara tregon: Po unë prandaj të thash të flinim bashkë, se nuk e manifestova. Ndërkohë, Mimoza shpjegon se për të proceset e gjumit janë shumë personale. “Proceset e gjumit janë procese shumë personale, unë zakonisht nuk i diskutoj këto me njerëz dhe, fatalisht, flej vetëm. E shumta, kush mund të ketë akses tek unë gjatë gjumit është vetëm një mace. Po të vendos të rri me dikë, rri zgjuar, nuk rri në gjumë. Prandaj kjo pjesa e fjetjes është shumë e ngatërruar.” Sara u shpreh: Pikërisht, se është i ngatërruar, unë prandaj ta thash.