No Image Available

Mimoza Ahmeti e preferuara e publikut, si e priti fermerja

Showbiz E Martë, 31 Mars 2026 09:33 Poetja Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut. Në televotimin e parë për këtë sezon të Ferma Vip, poetja shprehu falenderim dhe mirënjohje për ata që e votuan, teksa nuk ndali as batutat. “Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha poetja. Ky moment tregoi për mbështetjen e madhe të publikut dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë së fermës. Fermeri i preferuar do të ketë benefite dhe avantazhe në lojë. Edhe opinionistët kanë shprehur vlerësim për inteligjencën e Mozës, mendim që u mbështet edhe nga moderatorja Arbana Osmani.