Mc Kresha tregon pse nuk bashkëpunoi me Don Xhonin

Mc Kresha tregon pse nuk bashkëpunoi me Don Xhonin

Një bashkëpunim mes MC Kreshës dhe Don Xhonit është prej kohësh një dëshirë e fansave të hip-hopit shqiptar. Së fundmi, Kresha ka folur hapur për marrëdhënien me reperin dhe arsyen pse një duet mes tyre nuk është realizuar ende, duke sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë pengesë apo hatërmbetje. Gjatë një interviste në emisionin e Meriton Mjekiqit, reperi ndau detaje nga raportet me kolegët dhe karriera e tij, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori pikërisht tema e Don Xhonit, një nga emrat më të komentuar të skenës aktuale. I pyetur për mungesën e një bashkëpunimi, MC Kresha theksoi se gjithçka lidhet me momentin e duhur dhe jo me plane të kalkuluara. Sipas tij, muzika dhe bashkëpunimet ndodhin natyrshëm, kur krijohet energjia e duhur...