‘Mashkullin e do vetëm për para’/ Benita shpërthen në lot pas deklaratës së Klodit
Benita Zena dhe Klodian Mihaj kanë pasur një përplasje të madhe së fundmi ndërmjet vete. Kjo nisi derisa po qëndronin në oborr, ku e pranishme në debat ishte edhe Elijona Binakaj. Ka qenë Klodi që në një moment i tha se ‘mashkullin e do vetëm për para’. Këngëtarja me këtë rast reagoi ashpër dhe u largua duke bërtitur e qarë. “Ti e përmend Endrin për pare”, iu drejtua ai. Banorja ia përmendi disa herë: “Marre duhet me të ardh”. Ajo më pas hyri brenda shtëpisë u fut në tualet dhe filloi të qante me të madhe.Gjatë bisedës me të tjerët, Benita theksoi se nuk e priste një gjë të tillë prej Klodit.
Burimi:
ntv.al