“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë, që preku thellë ndjekësit e formatit. E përlotur, këngëtarja foli për një nga plagët më të mëdha të familjes së saj, humbjen e vëllait, fëmijës së parë të prindërve të saj, i cili ndërroi jetë menjëherë pas lindjes. Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk mbeti e vetmja sfidë. Baby G zbuloi se prindërit e saj u përballën për vite me radhë me paragjykime dhe presion të fortë shoqëror, veçanërisht babai i saj, i cili, sipas këngëtares, ishte shpesh objekt i komenteve fyese për faktin që nuk kishte djalë. “Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Lëre gruan se nuk po të...
Burimi:
argjiroja.net