Lamtumirë Brenda Fricker, ndërron jetë ylli i “Home Alone 2”
Aktorja e njohur irlandeze Brenda Fricker ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rolin e saj fitues të çmimit Oscar në filmin “My Left Foot”, si dhe për paraqitjet e paharrueshme në “Home Alone 2” dhe serialin “Casualty”. Fricker fitoi Oscar-in për aktoren më të mirë në rol dytësor në vitin 1990, për interpretimin e nënës së personazhit të Daniel Day-Lewis në filmin “My Left Foot”, një histori e bazuar në jetën e artistit irlandez Christy Brown. Publiku e kujton gjithashtu për rolin e infermieres Megan Roach në serialin britanik “Casualty”, ku u shfaq për shumë vite, si dhe për personazhin e gruas së pastrehë që kujdesej për pëllumbat në filmin “Home Alone 2: Lost in New York”. Lajmin për...
Burimi:
vizionplus.tv