Kritikat e forta për marrëdhënien e Mirit me Selinë, reagon gruaja e artistit: S’ka vend për xhelozi

Kritikat e forta për marrëdhënien e Mirit me Selinë, reagon gruaja e artistit: S’ka vend për xhelozi

Rabea, bashkëshortja e Mirit, ka reaguar publikisht për herë të parë pas kritikave dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me raportin e afërt dhe të paqartë që Mir po krijon me Selin brenda shtëpisë së Big Brother. Sjellja e tij ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin e martesës së tij jashtë shtëpisë. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Rabea ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë indirekte kritikave dhe sulmeve, duke treguar mbështetjen e plotë ndaj bashkëshortit të saj. Ajo ka theksuar se qëndron pranë Mirit në çdo hap që ai bën dhe se besimi është themeli kryesor i marrëdhënies së tyre. “Në çdo hap që bën me ty do...