Kiara Tito reagon ndaj komenteve: Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur
E ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up, Kiara Tito ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj komenteve dhe polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale pas prezantimit që Luiz Ejlli i bëri asaj në ditën e parë të Fan Club Big Brother VIP. Kiara sqaroi se momenti i prezantimit, i cili u interpretua nga disa si një “mbrojtje” nga ana e Luizit, nuk kishte aspak këtë kuptim. Ajo theksoi se reagimet kanë qenë të ekzagjeruara dhe se nuk e ndjen nevojën që bashkëshorti i saj ta “mbrojë” publikisht. “Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur. Në fakt, isha me dorë në zemër në momentin që doli Luizi, duke e ditur natyrën e tij spontane. Por ishte një gjë shumë e bukur,”...
Burimi:
argjiroja.net