Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Kërcënoi Arditin dhe ofendoi Big Brother, Edi shkon direkt në nominim
Një situatë e tensionuar ka shpërthyer së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj. Përplasja nisi pas një fjale që, sipas Eduard Kuçit, i është drejtuar nga Arditi. Edi pretendoi se shprehja kishte një tendencë të qëllimshme dhe se nënkuptimi i saj ishte me konotacion seksual, gjë që e irritoi dhe e çoi në një reagim të menjëhershëm e të ashpër. Nga ana tjetër, Arditi mohoi kategorikisht akuzat, duke sqaruar se fjala e tij nuk kishte aspak kuptim seksual dhe se situata ishte keqinterpretuar. Këngëtari u përpoq të qetësonte situatën, duke theksuar se nuk kishte asnjë qëllim ofendues apo provokues ndaj Edit. Megjithatë, tensioni nuk u zbut. Eduardi vijoi me ofendime të drejtpërdrejta dhe, në...