“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

Një përplasje verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP ka marrë një kthesë të papritur, duke zbuluar detaje tronditëse nga e kaluara personale e Rogertit. Debati, që fillimisht ishte i mbushur me tensione, u shndërrua në një rrëfim të hapur mbi humbjet e mëdha financiare që ai pranon se ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara. Gjatë diskutimit, Rogerti deklaroi se ka humbur shuma marramendëse parash në një kohë shumë të shkurtër, duke lënë të shtangur bashkëbiseduesin e tij. “Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh ai, duke pranuar hapur pasojat e zgjedhjeve të tij. Deklaratat...