Jonida Maliqi: Supozohej që djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, doja t’i jepja fund jetës
Showbiz E Premte, 27 Shkurt 2026 15:36 Jonida e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka rrëfyer për një nga momentet më sfiduese të jetës së saj, një periudhë që e përjetoi si dramën më të madhe dhe që në fillim i dukej e paarritshme. “Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës”, rrëfeu ajo, duke treguar pasigurinë dhe presionin emocional që shpesh përjetojnë prindërit në situata të tilla. Ajo...
Burimi:
kohajone.com