“Jemi pak të ftohtë”, Mateo: Shpresoj shumë t’i zgjidhim gjërat me Brikenën
Showbiz E Hënë, 30 Mars 2026 15:41 Mateo ka folur hapur për raportin e tij me Brikenën brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 5”, duke pranuar se mes tyre ka një distancë emocionale kohët e fundit. Në një deklaratë të fundit, Mateo u shpreh: “Jemi pak të ftohtë”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po kalon një periudhë të vështirë. Megjithatë, ai theksoi se ka ende dëshirë për ta përmirësuar situatën dhe për të rikthyer komunikimin mes tyre. “Shpresoj shumë t’i zgjidhim gjërat me Brikenën,” shtoi ai, duke treguar se nuk e konsideron të mbyllur këtë kapitull dhe se është i hapur për pajtim.
Burimi:
kohajone.com