Gjesti ka disa fjalë për avokatin e tij Burim Azemin: Falënderues për punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe
Showbiz E Hënë, 23 Mars 2026 21:27 Artisti shumë i dashur nga publiku, Gjesti i cili pushtoi mediat me arrestimin dhe më pas lirim e tij, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, krah avokatit të tij Burim Azemi. Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 4” ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të, për punën që ka bërë në këtë periudhë. “Gjithmonë falënderues ndaj avokatit tim Burim Azemi për profesionalizmin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe”, shkruan Gjesti. Artisti u lirua nga paraburgimi më 19 mars, gjersa do të mbrohet në liri.
Burimi:
kohajone.com