Gjesti diskret i Princit William ndaj Kate Middleton që pakkush e vuri re, gjatë paraqitjes së tyre të fundit në Skoci
Princi William nxitoi në ndihmë të Kate Middleton gjatë paraqitjes së tyre të fundit publike së bashku, në një gjest delikat që pakkush e vu re. Incidenti ndodhi më 20 janar, kur Princi dhe Princesha e Uellsit vizituan punishten dhe organizatën bamirëse të endjes me dorë Radical Weavers në Stirling të Skocisë. Çifti mbretëror ishte atje për të nxjerrë në pah se si zanatet tradicionale të vendit vazhdojnë të bashkojnë komunitetet lokale dhe të frymëzojnë brezat e rinj. Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Princesha Kate ulet në një tezgjahu për të parë se si endet tartani skocez, ndërsa Princi William qëndron menjëherë pas saj. Kur Princesha e Uellsit hoqi xhaketën e saj blu dhe e vendosi në shpinë të karriges,...
Burimi:
argjiroja.net