Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
Regjisori Rob Reiner, 78 vjeç, dhe gruaja e tij Michele Singer, 68 vjeç, u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Los Angeles. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupat tregonin plagë që përputheshin me një thikë, ndërsa autor i vrasjes, dyshohet djali i tyre Nick. Lajmet e publikuara në media thonë se alarmi u dha rreth orës 3:30 pasdite sipas orës lokale, por kur mbërritën zjarrfikësit, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen. Dera e përparme nuk tregonte shenja të hyrjes me forcë. Rob Reiner është 78 vjeç dhe gruaja e tij, Michele, është 68 vjeçe. Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…” — i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës...