G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, por një nga më të zhurmshmet ka qenë ai i reperit G Bani. Përmes një postimi ironik dhe kritik, ai ka vënë në pikëpyetje jo vetëm vendimin e publikut, por edhe standardet e këtij edicioni të BB VIP. “Publiku vendosi. Përputhen, vendosi,” shkruan G Bani me tone sarkastike, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i parashikueshëm dhe jo domosdoshmërisht i drejtë. Ai ndalet veçanërisht te momenti i pyetjes së moderatorit Ledion Liço, pak para leximit të verdiktit, ku, sipas tij, u pa qartë kontrasti mes mënyrës së të shprehurit të banorëve. Reperi i krahason “fjalët e artikuluara plot kuptim” të Erikut me, siç i quan ai, “gek-meket” e...