Fermerët në aksion: Pastrojnë vendin, përpiqen të mjelin lopën dhe ndajnë batuta

Fermerët në aksion: Pastrojnë vendin, përpiqen të mjelin lopën dhe ndajnë batuta

Fermerët kanë nisur punët në fermë, duke u përqendruar tek kafshët dhe detyrat përkatëse. Gresa përpiqej të afrohej te lopa për ta pastruar vendin, ndërsa Teni i tha: “Mos ki frikë”, duke e ndihmuar dhe inkurajuar gjatë punës. Teni dhe Gresa së bashku bënë gati vendin për mjelje, duke siguruar që ambienti të ishte i pastër dhe i rehatshëm për lopën. Fermerët e tjerë që provuan ta mjelin nuk po mundeshin sepse kishin frikë, por Soni shprehu dyshimin me humor: “Mos është mashkull fare?!” Një tjetër shtoi: “Nuk i ka gjinjët e fryrë”, ndërsa Mimoza tha: “Doja të merresha me gomarin, por ngela te lopa”. Sara shtoi: “Mos e le gomarin pa gjë”, ndërsa Teni u shpreh: “Do e kemi të vështirë me lopën”. Momente...