Ferma Vip 3/ Mimoza Ahmeti rrëmben vëmendjen, bëhet virale me batutat
Showbiz E Shtunë, 28 Mars 2026 16:37 Hyrja e Mimoza Ahmeti në spektaklin Ferma Vip 3 nuk ishte thjesht një prezantim, ishte një mini-shfaqje më vete. Ajo solli energjinë e saj karakteristike: të papritur, të lirshme dhe me një humor që nuk kërkon leje. Ndërsa të tjerët mendonin për strategji dhe aleanca, Moza u përball me një “partneritet” krejt të pazakontë një patë. Dhe sigurisht, reagimi i saj nuk zhgënjeu: me ironi të mprehtë, ajo e ktheu situatën në batutë, duke vënë në lojë idenë e “shokut” në fermë. Ajo që e bën prezencën e saj interesante nuk janë vetëm batutat. Është mënyra si ajo refuzon të futet në korniza. Kur banorët u përballën me menunë monotone të fasuleve, Moza nuk e pranoi thjesht si...
Burimi:
kohajone.com