Ejona, trëndafil në kohë lufte”/ Bes Kallaku konfuzon fansat me tatuazhin e ri
Aktori Besart Kallaku ka publikuar këtë pasdite një foto në Instagram, ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë. Por ky tatuazh mban emrin “Ejona”, një datë dhe një dedikim. “Ejona 25.12.2025 -Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në dorën e aktorit. Por kush është ‘Ejona’ dhe se çfarë përfaqëson në jetën e tij, Kallaku nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë. Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze… ndërsa kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë është një ‘him dashurie’, me titull: Do të të dua përgjithmonë. A është kjo e dashura e tij? Kjo mbetet ende mister.
Burimi:
ntv.al