Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
E trishtë! Ndahet nga jeta babai i Mira Kazhanit
Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë: babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mira përmes një postimi prekës në Instagram, ku ka publikuar një foto të tij shoqëruar me fjalët: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përjetë. Babi im.” Përveç postimit, gazetarja ka ndarë edhe detaje të ceremonisë së varrimit përmes “story”-ve në Instagram, duke informuar miqtë dhe të afërmit që të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj. Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një gjendje që Mira e kishte përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”. Në librin e saj, ajo flet hapur për betejën...