E rëndë! Producentja izraelite e serialit ‘Teheran’ gjendet e vdekur në Athinë gjatë xhirimeve
Producentja izraelite Dana Eden, e njohur për punën e saj në serialin e suksesshëm “Teheran”, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli në Athinë të dielën, njoftuan zyrtarët e policisë greke. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim. Trupi i 52-vjeçares u zbulua pasi një i afërm kishte tentuar pa sukses ta kontaktonte disa herë. Autoritetet po trajtojnë rastin si vetëvrasje, bazuar në provat dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje. Hetuesit grekë gjetën pilula pranë trupit të Eden, ndërsa raportimet bëjnë me dije se mjeku ligjor konstatoi gjithashtu mavijosje në qafën e saj. Kompania ndërkombëtare Donna and Shula Productions, ku Eden punonte, e konsideroi lajmin si “moment trishtimi për familjen, miqtë dhe kolegët”. Ata shtuan se “thashethemet për një vdekje të shkaktuar...
Burimi:
argjiroja.net