“E ke merituar”, Brikena dhe Shëndriti mësojnë për fitoren e Londrimit në BBVK4

“E ke merituar”, Brikena dhe Shëndriti mësojnë për fitoren e Londrimit në BBVK4

Showbiz E Martë, 10 Mars 2026 18:38 Edhe pse të izoluar nga informacionet se çfarë bëhet jashtë, Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë zbuluar padashje një lajm nga produksioni. Ata së fundmi kanë mësuar për fitoren e Londrim Mekajt, në Big Brother VIP Kosova 4. “Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, ka reaguar modelja nga Kosova. Gazetari nga ana tjetër theksoi: “Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme, nëse je duke na parë urime, e ke merituar të uroj me gjithë zemër Londraaa”. Fitorja e tij besohet se i është kumtuar nga produksioni pasi nuk kanë asnjë komunikim përtej mureve të shtëpisë. Edhe pse kjo konsiderohet si thyerje e rregullave, ndonëse nuk lejohen informacionet nga jashtë.