Dy hyrje surprizë, këta artistë futen në shtëpinë e Big Brother VIP

Dy hyrje surprizë, këta artistë futen në shtëpinë e Big Brother VIP

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar banorët dhe publikun me praninë e tyre. Dyshja e njohur është bërë pjesë e spektaklit për të gjykuar performancën e konkurrentëve, të cilët këtë javë kanë marrë përsipër të interpretojnë skena nga filmi i tyre i suksesshëm, Dy Gisht Mjaltë. Me humorin që e karakterizon, Ermali ka zbuluar me shaka arsyen e hyrjes së tij në shtëpi. “Arsyeja pse kam ardhur këtu sot është se u zgjova dhe thashë ta uroj Amin. I love you”, është shprehur ai mes të qeshurave, duke krijuar një moment gazmor mes banorëve. Ndërkohë, Elvana është shfaqur entuziaste për të parë nga afër interpretimet dhe për të dhënë vlerësimin e saj...