Don Xhoni shkruan histori, albumi ”100%” debuton në Top 10 botëror të Spotify

Don Xhoni shkruan histori, albumi ”100%” debuton në Top 10 botëror të Spotify

Showbiz E Martë, 7 Korrik 2026 20:01 Reperi shqiptar, Don Xhoni ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Albumi i tij më i ri, “100%”, është renditur mes debutimeve më të forta globale në Spotify, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e artistit përtej tregut shqiptar. Sipas klasifikimit zyrtar të platformës për periudhën 3–5 korrik, albumi është pozicionuar në vendin e nëntë në listën e albumeve me debutimin më të suksesshëm në nivel botëror. Kjo renditje e vendos Don Xhonin në të njëjtën listë me emra të njohur të industrisë muzikore, ku kryeson Madonna, ndërsa pjesë e Top 10 janë edhe Ken Carson dhe Bonez MC. Suksesi i albumit pasqyron mbështetjen e madhe të publikut dhe interesin e lartë që projekti ka...