Debate të forta mes Edisës dhe Brikenës në Big Brother, ndërhyn edhe Mateo: Ti je xheloze për të

Debate të forta mes Edisës dhe Brikenës në Big Brother, ndërhyn edhe Mateo: Ti je xheloze për të

Showbiz E Shtunë, 7 Mars 2026 21:41 Tensionet mes banoreve të Big Brother VIP Albania, Edisa dhe Brikena, kanë vijuar edhe gjatë spektaklit të së shtunës, ku nuk munguan akuzat dhe kundërpërgjigjet mes tyre. Gjatë diskutimit në studio, Edisa u shpreh se sjellja e Brikenës brenda shtëpisë është ndryshe nga ajo që ajo kishte perceptuar nga jashtë. Sipas saj, Brikena përpiqet të mbajë një imazh të qetë dhe të paqtë, por në realitet, sipas Edisës, ajo është ndër banoret që sulmon më shumë vajzat e tjera në shtëpi. “E kam parë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur rolin e ‘miss paqes’ dhe ‘miss nderit’. Nuk më përputhet zëri me figurën. Bën sikur preket dhe ndonjëherë derdh edhe lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat....