Daja i Elijonës: Dhuna që babi yt ka ushtruar pa ndërprerë ndaj mamit tënd, çoi te divorci
Gjatë mbrëmjes së fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona ndau me publikun një histori personale që, sipas saj, nuk e kishte bërë publike më parë. Rrëfimi i saj preku banorët dhe shikuesit, ndërsa ajo foli për një periudhë të vështirë të fëmijërisë dhe ndarjen nga familja. Elijona tregoi se problemet nisën kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar ndryshimet mes rregullave shkollore dhe ligjore në Gjermani, ku jetonte atë kohë, dhe Kosovës. Ajo përmendi raste kur nëna e saj ishte vonuar ta merrte nga shkolla apo e kishte harruar për shkak të angazhimeve me motrën e saj, duke sqaruar se, ndonëse shkolla ishte afër shtëpisë, në Gjermani nuk lejohet që fëmijët e ciklit fillor të kthehen vetëm në shtëpi. Po ashtu, Elijona...
Burimi:
ntv.al