Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo ka ndërmarrë një hap të ri në botën e biznesit, larg fushës së futbollit dhe dritave të stadiumeve. Ylli portugez ka hapur një klub privat super-ekskluziv, jo si një projekt sportiv, por si një hapësirë luksoze ku privatësia absolute është rregulli themelor. Klubi mban emrin The Vega Private Members Club dhe funksionon mbi një filozofi të rrallë për kohën moderne: pa telefona, pa filmime dhe pa rrjete sociale. Në një epokë ku çdo moment dokumentohet dhe shpërndahet, Ronaldo zgjedh të shesë pikërisht të kundërtën qetësinë dhe diskrecionin. Gjatë ditës, The Vega shërben si një ambient i rezervuar për takime private, salla biznesi dhe zyra ekskluzive, i menduar për individë që kërkojnë diskrecion maksimal. Në mbrëmje, hapësira transformohet në një restorant dhe bar luksoz,...