Çfarë po ndodh mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj?

Çfarë po ndodh mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj?

Historia e dashurisë mes Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj ka nisur që në fillim nën dritën e fortë të vëmendjes publike. Që prej momentit kur lidhja e tyre u bë e ditur, çifti është përfolur shpesh për krisje, ndarje apo tensione, por deri më tani, pas çdo thashethemi, ata kanë vijuar të shfaqen bashkë. Edhe këtë herë, dyshimet janë rikthyer. Së fundmi, Elhaida dhe Lediani kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që zakonisht shihet si sinjal distance në marrëdhëniet publike. Për më tepër, këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet ku shfaqej krah partnerit të saj. Nga ana tjetër, balerini ka zgjedhur të fshijë shumicën e fotove me Elhaidën, por ka ruajtur ende disa prej tyre, duke lënë hapësirë për interpretime...