Çfarë përfaqëson sot Dita e të Dashuruarve?

Çfarë përfaqëson sot Dita e të Dashuruarve?

Sot, më 14 shkurt, në mbarë botën festohet Dita e të Dashuruarve, një festë e lidhur me figurën e Shën Valentini, ipeshkëv dhe martir i hershëm i krishterimit, i cili konsiderohet pajtori i të fejuarve dhe i çifteve. Kjo ditë shënohet me shkëmbim dhuratash, mesazhesh dashurie dhe gjestesh simbolike që shprehin përkushtimin dhe ndjenjat mes partnerëve. Sipas traditës, Valentini jetoi në shekujt III–IV dhe ishte ndër ipeshkvijtë e parë të Terni, në Itali. Ai njihej për jetën e tij të përkushtuar ndaj fesë dhe për përhapjen e mesazhit të dashurisë, paqes dhe besimit. Gjatë sundimit të perandorit Aureliani, Valentini u burgos për shkak të besimit të tij të krishterë dhe, sipas burimeve kishtare, u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 273 në Romë. Reliket e...