Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Çfarë ndodhi? Incident pranë rezidencës së Princit William dhe Kate Middleton
Një burrë është arrestuar pasi hyri pa leje në territorin e Pallatit Kensington, rezidenca e Princit William dhe Princeshës Kate Middleton. Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve, në kohën kur çiftit mbretëror nuk ndodhej në rezidencë, raportojnë mediat britanike. Policia konfirmoi se i dyshuari, i identifikuar si Derek Egan, kishte depërtuar në ambientet e pallatit në dy raste të ndara, më 21 dhe 23 dhjetor. Zyrtarët e Njësisë Mbretërore të Mbrojtjes dhe të Policisë Metropolitane e vunë re dhe e ndaluan atë gjatë kontrollit të territorit. Në momentin e arrestimit, Egan mbante një çantë të rëndë shpine, gjë që shkaktoi shqetësim për sigurinë e pallatit. Pas ndalimit, ai u akuzua zyrtarisht për shkelje të territorit të mbrojtur. I dyshuari mbeti në paraburgim edhe...