Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself
Këngëtarja legjendare Celine Dion ka surprizuar fansat e saj gjatë festave të fundvitit me një video plot humor dhe vetëironi, të publikuar në Instagram. Artistja ikonë u shfaq e transformuar në një version festiv të personazhit “Grinch”, duke sjellë buzëqeshje dhe nostalgji në një periudhë që për shumëkënd lidhet me ngrohtësi dhe reflektim. Në videon që u bë menjëherë virale, Celine Dion shihet e ulur pranë një oxhaku të ndezur, me një qen të vogël në krahë, ndërsa këndon refrenin e hitit të saj të pavdekshëm All by Myself. Me një interpretim teatral dhe humoristik, ajo parodizon personazhin e famshëm që “urreka” Krishtlindjet, duke ironizuar axhendën e saj të ngarkuar. “Si guxojnë ata Whos. Më telefonojnë në minutën e fundit. Edhe nëse doja të shkoja,...
Burimi:
argjiroja.net