“Çdo të mërkurë”- Elton Tozaj paralajmëron investigime tronditëse pas sulmit ndaj banesës së tij

“Çdo të mërkurë”- Elton Tozaj paralajmëron investigime tronditëse pas sulmit ndaj banesës së tij

Gazetari Elton Tozaj ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pas një paralajmërimi të fortë për publikimin e një serie investigimesh që pritet të “trondisin opinionin publik”. Në një postim të fundit, Tozaj njoftoi se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, foto dhe video që dokumentojnë lidhjet e mundshme mes botës së showbizit, mafies dhe krimit të organizuar. Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi banesa e gazetarit u bë objekt i një sulmi të rëndë: persona ende të paidentifikuar lyen ambientet e tij me benzinë, një akt kërcënues që tronditi opinionin publik. Megjithatë, duket se kërcënimi nuk ka ndalur Tozajn, i cili ka zgjedhur t’i përgjigjet presionit duke paralajmëruar materialet e tij me sloganin “Së shpejti!”. Sipas postimit të tij, materialet do të hedhin...