Arbër Hajdari: Më shumë kimi kam me Ledionin sesa me Arbanën

Arbër Hajdari: Më shumë kimi kam me Ledionin sesa me Arbanën

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur mendimet e tij për bashkëpunimet profesionale dhe raportet personale. Ai u shpreh se, pas eksperiencave me dy kolegë të ndryshëm të “BBV”, moderatorin Ledion Liço dhe Arbana Osmani, me Ledionin ai ndihet më mirë dhe e gjen veten më shumë se me Arbanën. Pjesë nga biseda e Arbër Hajdarit në Podcast-in Allishverishi: Unë kam kaluar goxha kohë me të dy prej tyre, sigurisht që mendoj që janë të dy profesionistë. Por unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin. Unë me Ledionin kemi arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm...