Aktori i njohur në luftë me jetën, pas një incidenti të rëndë në shtëpi
Aktori i njohur Quinton Aaron, i famshëm për rolin e Michael Oher në filmin fitues të Oscar-it “The Blind Side”, po lufton për jetën pas një rënieje të rrezikshme në shtëpinë e tij. 41-vjeçari është shtruar në spital në Atlanta dhe ndodhet i lidhur me aparate për shkak të një infeksioni të rëndë të gjakut. Sipas burimeve, rrëzimi ndodhi teksa ai ngjitej shkallëve dhe këmbët iu dobësuan papritur. Aaron ka kaluar tre ditët e fundit në spital, ndërsa mjekët po kryejnë analiza të hollësishme për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. Për të mbuluar shpenzimet e larta mjekësore, është hapur një fushatë GoFundMe, ku familja dhe organizatorët kërkojnë mbështetje financiare dhe lutje nga fansat dhe ndjekësit e tij. Ky incident vjen vetëm disa muaj...
Burimi:
argjiroja.net