Shote Galica, Heroina e Popullit që luftoi për çlirim e bashkim kombëtar

Shote Galica, Heroina e Popullit që luftoi për çlirim e bashkim kombëtar

Më 10 nëntor të vitit 1895, lindi në Drenicë luftëtarja Shote Galica. E mbrujtur qyshse fëmijë me bëmat e trimëreshave shqiptare, Shote Galica dëshmoi se lufta nuk është një atribut gjinor, duke rrokur armën përkrah të shoqit, Azem Bejtes. Thënia e saj emblematike “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”, është një postulat që rimerret për të çmuar kultivimin e brezave. Emri i vërtetë i bijës së Radishevës ishte Qerime. Ajo ishte e vetmja vajzë e familjes, që u rrit njësoj si gjashtë vëllezërit, duke u frymëzuar prej patriotëve të kohës, sikurse ishin: Isa Boletini, Mehmet Deliu, Ramadan Radisheva dhe Halit Bajrami. Shote Galica u shqua për qendresën e palëkundur ndaj autoriteteve ushtarake serbe prej fillimit të viteve ’20, deri kur u zhvendos...